Transmetuar më 05-10-2023, 12:28

Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar me tone të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai i kërkoi Bardhit para Kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

"Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim, u bë një muaj, qënga ky njoftim. Do bënit publik vendimin tuaj, fakti është që s’keni marrë asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës dhe jo sipas kushtetutës dhe ligjit për partitë. Fshiheni pas një akti siç është rregullorja e kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen për ti dhënë POD përfaqësimin që ka në kuvend. Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj. Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro Kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Nëse e keni vendosur në kulisat tuaja, aleancat me kullat e errëta ki guxim e thuaji shqiptarëve që je pjesë e asaj aleance"

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi iu përgjigj në Kuvend deputetit Lulzim Bashës, i cili tha se është pjesë e aleancës së kullës. Bardhi u shpreh se Basha duhet të japë llogari për katet që ka marrë në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës.

Kësaj akuze, Basha nuk iu përgjigj.

"U emocionava nga fjalimi. Parafolësi ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Ti je i vetmi njeri që je vetëshpallur kryetar partie. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar. Je thjesht një i rikthyer për të bërë gjoja opozitë ndaj opozitës, se me ata mbrapa nuk ta mban,” tha Bardhi.

Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave që iu bënë nga ana e Gazment Bardhit. Basha ka paralajmëruar se pas kauzave që i bëri Bardhi, këta të dy mund të përfundojnë në prokurori.

PJESË NGA DEKLARATA E BASHËS:

"Prisja përgjigje nga ty kryetare dhe jo nga bashkautorët e kësaj zallamahie. Por meqë keni vendosur që në vend të llogaridhënies së qytetarëve të bëni gjithçka për të nxjerrë dhjamë nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytetarëve, atëherë edhe njëherë po të them jep përgjigje. Për ata që kanë vendosur të bëjnë këtë luftë të ndyrë personale në këtë sallë në tradhti të interesave të demokratëve dhe qytetarëve kam një përgjigje votoni vettingun politik, ndërsa shqiptarëve do u them është i vetmi parlament, ku prej vitit 91 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për ca thonë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët siç u hap sot pa mbajt askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetimet për mua, ose i nis për shpifësit. Shpifësit gojë çorap pisët që janë çuar e cohen këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Ramës, ta dinë se nuk ka e mbyllin dot gojën dhe këtu do përballeni me projektligjin për vettingun politik dhe amendamentin që ju heq papërgjegjshmërinë që të dilni në këtë foltore e të shpifni siç iu do qejfi"

Bardhi e akuzoi se ka marrë dy kate në një prej kullave më të shtrenjta në Tiranë, ndërsa Basha e cilësoi si një shpifës që natën firmos për kulal e ditën sulmon PD për llogari të Ramës.

DEBATI MES TYRE:

Lindita Nikolla: Po lexoj një njoftim nga PD e cila më drejtohet me njoftim. Më vë në dijeni që kryetari i grupit parlamentar të PD-së është kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Lulzim Basha: Sot është data 5 Tetor. Më 4 Shtator, ju keni bërë një njoftim të ardhur nga PD. U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëpasshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Pas konsultimit të rregullave do të bënit publik vendimin tuaj. Ju nuk keni bërë publik asnjë vendim dhe vazhdoni të merrni zvarrë përfaqësimin e PD duke vendosur sipas qejfit dhe jo sipas kushtetutës. Fshiheni pas rregullores së kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi vendimmarrjen formale për t’i dhënë PD zërin dhe përfaqësimin që ka në këtë kuvend. Nuk ka vendime të grupit parlamentar të PD, interpretime të njëanshme sepse ju kështu e doni opozitës, siç ju do qejfi ju, doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës. Jepni fund kësaj maskarade. Është detyra juaj që të shprehuni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike.

Gazment Bardhi: Të jem i sinqertë u emocionova shumë veçanërisht nga kjo aleanca e kullave. Parafolësi (i referohet Lulzim Bashës) është i vetmi që muajin e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet e kullave të tua në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, tënden dhe të familjarëve të tu.

Ja ku janë deputetët e grupit të PD, ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie dhe nuk guxon të mbledhën grupin parlamentar të partisë që mendon se përfaqëson. Dhe e di pse? Se je ti dhe 3 të tjerë që të shkojnë nga mbrapa. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar të PD, je thjesht i rikthyer pas 1 viti e gjysmë mungese gjoja për të bërë opozitën, por opozitën e ke me kolegët e tua se me këta këtu mbrapa s’ta mban.

Lulzim Basha: Znj. kryetare, prisja përgjigje nga ty dhe jo nga bashkëautorët e kësaj zallamahie. Meqë keni vendosur që në vend të llogaridhënies para qytetarëve të bëni gjithçka për të nxjerrë dhjam nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytetarëve, edhe njëherë po të them jep përgjigje.

Ndërsa për ata që kanë vendosur të bëjë luftën e tyre të ndyrë personale në këtë sallë, kam një përgjigje: Votoni vettingun politik, mos e ndyni gojën.

Ndërsa shqiptarëve do ju them, është i vetmi parlament ku prej vitit ‘91 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për çfarë thotë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pistë siç u hap sot pas mbajtur askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto ose prokuroria nis hetimet për mua ose i nis për shpifësit. Ndaj shpifësit gojëçorap pisët që janë çuar dhe çohen këtu, ata natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës, ta dinë jo vetëm s’na e mbyllin dot gojën por shumë shpejt këtu do përballeni me vetëdijen tuaj me projektligjin e rishikuar për vettingun politik dhe amendamentin që ju heq përgjegjësinë që dilni në këtë foltore e shpifni si ju do qejfi juaj. Shqiptarëve ju ka ardhur në majë të hundës, janë neveritur me një parlament ku kap shpifja shpifjen.