Transmetuar më 05-10-2023, 11:44

Duke folur në “BoboTv”, Lele Adani u ndal te paraqitja e Juventusit ndaj Atalantës: "Barazimi në Bergamo u konsiderua i mirë, çka është dëshmia më e madhe e sikletit në historinë e bardhezinjve.

Juventusi është i vogël, të dashur tifozë bardhezinj, – vazhdoi ai. – Tani për tani ju mbështesni një ekip të vogël, por jo për vlerën e lojtarëve. Për mendimin tim, më së paku fajin e ka Allegri, ai ka kuptuar gjithçka. Massimiliano Allegri është personi i vendosur në mënyrë perfekte në atë klub.

Ai merr gjithçka, duke qenë trajneri më i paguar i Serie A, por nuk jep asgjë, sepse të bën të besosh se Juve në Bergamo duhet ta kalonte të gjithë ndeshjen në gjysmën e fushës së vet. Dhe ti e beson. Avokati Agnelli nuk do të kishte lejuar kurrë që një barazim në Bergamo të kalohej si rezultat i mirë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd