Transmetuar më 05-10-2023, 10:26

Tiranë- Kryetari në detyrë i bashkisë Himarë, Jorgo Goro është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nuk dihet ende arsyeja se përse Goro është paraqitur në SPAK, apo nëse kjo ka lidhje me hetimin që po zhvillohet për kryetarin e zgjedhur të bashkisë, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili është arrestuar për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit.

Jorgo Goro e mbajti detyrën e kryetarit të bashkisë edhe pse në zgjedhjet e 14 majit pësoi humbje, për shkak të arrestimit të Belerit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd