
Policia e Elbasanit ka sekuestruar një pasuri me vlerë 1 milion euro një 34-vjeçari nga Cërriku.
Policia vendore informon se ‘në kuadër të një procedimi për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aseti”, si rezultat i të cilit është ekzekutuar vendimi i datës 24.09.2023, i i Gjykatës së Elbasanit, e cila ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të shtetasit:
Eris Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milion euro, konkretisht:
-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2; -një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik; -2 automjete dhe 1 motomjet.
Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





