ITALI-Trupi i pajetë i Klodiana Vefës, 37-vjeçares së ekzekutuar nga bashkëshorti i saj, është nisur ditën e sotme drejt Shqipërisë. Funerali i saj do të zhvillohet të shtunën në Shqipëri nën kujdesin e institucioneve të Firences. Kryebashkiku i Castefiorentinos ka mbështetur bashkë me autoritetet përcjelljen e saj drejt banesës së fundit dhe ka vendosur në dispozicion një llogari donacioni për fëmijët e saj jetim.
“Për momentin ajo që kemi rënë dakord është që kjo llogari rrjedhëse e Bashkisë të vihet në dispozicion për të drejtuar çdo donacion, i cili do të vihet në dispozicion të tyre: IT94F0842537790000010299535. Arsyeja duhet të jetë: Klodiana”, u shpreh kryebashkiaku.
Klodiana Vefa, 35-vjeçarja shqiptare është gruaja e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugë në Castelfiorentino pak hapa larg Firences. Ajo kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç. Prej disa kohësh ishte në Itali dhe kishte një leje qëndrimi të rregullt. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ku është qëlluar me një plumb në kokë. Autori i ngarjes ishte ish bashëshorti i saj Alfred Vefa, i cili u gjend i vetvrarë disa orë pas ekzekutimit të saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd