Tiranë- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi ditën e sotme masat e”Arrestit me burg” të vendosur për për ish-zv ministrin e shëndetësinë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Ish-zyrtari dhe biznesmeni u arrestuan nën akuzë për për koncesionin e sterilizimit, teksa ata kishin apeluar vendimi npër masën, të dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë.
Ish- zv.ministri dhe biznesmeni u arrestuan mesin e gushtit të këtij viti, ku bashkë me ta për ketë koncesion u vunë nën akuzë edhe 6 zyrtarë të tjerë, të cilët po ashtu u lanë sot në burg.
Gjykata ka argumentuar se nga hetimet, vërtetohet lidhja e ish-zv.ministrit me biznesmenin, që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjukalë vlera e të cilave përllogaritet në 100 milionë euro.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd