
TIRANË- Ditën e sotme pas orës 18:00 nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane, për të gjithë ata që duan të ndjekin ëndrrën amerikane. Aplikimet hapen sot dhe mbyllen më 7 nëntor, pra më shumë se 1 muaj kohë për t’u regjistruar në programin “DIVERSITY VISA”.
Ambasada e SHBA ka vendosur në dispozicion faqet për informacion dhe aplikimin. Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2025 fillon të mërkurën, 4 tetor 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore e Ditës (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 7 nëntor, 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Standarde Lindore (EST) (GMT-5).
Ambasada amerikane thotë se aplikimi është si çdo vit pa pagesë dhe i ftojnë të interesuarit që të lexojnë me kujdes udhëzimit kundër mashtrimeve në faqen: travel.state.gov/dv. Në njoftim thuhet se individët që paraqesin më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen.