Transmetuar më 04-10-2023, 10:55

TURQI- Takimi i grupit të AK Partisë dhe vizita në Spanjë u anulua për shkak të sëmundjes së Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave turke, Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

Biseda erdhi pasi më herët Erdogan ishte i ftuar në Spanjë.

Erdogan nesër do të nisej për në Spanjë për një vizitë ku do të diskutohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet rajonale.

Thuhet se vizita e tij në Spanjë është anuluar për shkak të ftohjes së Erdoganit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd