Transmetuar më 03-10-2023, 22:00

Autobusi bie nga mbikalimi në linjën hekurudhore dhe merr flakë, duke shkaktuar të paktën 21 të vdekur

Venecia, Itali, 3 Tetor 2023 /noa.al- “Ka shumë vdekje, shumë”. Kështu raportuan sonte në mbrëmje zjarrfikësit e 50 mjeteve të shpëtimit që sapo kanë përfunduar me nxjerrjen e trupave të vdekur pas tragjedisë rrugore që ndodhi më herët këtë darkë në Venecia, raporton noa.al.

Në ora 19.30, një autobus me turistë u rrëzua nga mbikalimi Vempa i Rizzardit në Mestre, Venecia. Sipas prefekturës, numri i përkohshëm i tragjedisë është 21 të vdekur, 12 të plagosur dhe disa të zhdukur.

Në bordin e autobusit ishte një grup turistësh të Evropës Lindore që po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia.

Automjeti i aksidentuar, pasi ka prekur telat e energjisë elektrike dhe ka fluturuar rreth 10 metra, ka marrë flakë nga përplasja.

Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro tha: "Një tragjedi e madhe, qyteti është në zi".

Fjalë dhe më dramatike ishin ato të zjarrfikësve: “Ka shumë vdekje, shumë”.

Autobusi ishte i mbushur me turistë, në bord ishte kryesisht një grup ukrainas: sipas prefekturës, mes 21 të vdekurve janë dhe dy fëmijë, si dhe një adoleshent.

Shqetësim ngjall fakti që janë edhe 5 persona të zhdukur. Kurse 15 të tjerë janë dërguar në spitale me plagë në shkallë të ndryshme. /noa.al

Ky protokoll parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd