
16 vjeç, vlen një miliard euro. Këto janë numrat e Lamine Yamal, mrekullisë së Barcelonës, i cili mëngjesin e djeshëm rinovoi kontratën me klubin katalanas deri në vitin 2026. Marrëveshje e vulosur nga një klauzolë stratosferike përfundimi prej një miliard euro.
Lamine ka lindur më 2007 dhe ka mbushur 16 vjeç në korrik. Para se ta bënte këtë, në pranverë, ai kishte debutuar tashmë në ekipin e parë. Në verë, bashkë me ditëlindjen, erdhi edhe kampi stërvitor me Xavi dhe prej andej nisën ngjarjet.
Lamine Yamal është një lojtar i përhershëm në ekipin e parë. Në 8 ndeshjet e para të kampionatit spanjoll, 4 ndeshje i ka luajtur si titullar dhe 4 nga pankina. Po kështu ka debutuar në Champions League.
Gjithashtu, ka debutuar me ekipin kombëtar të Spanjës, të drejtuar nga Luis De la Fuente. Një përparim monstruoz, i cili padyshim e detyroi Barçën të thërriste përfaqësuesin e tij, Jorge Mendes, në përpjekje për të përshtatur kontratën.
Në moshën e tij, kushtet ekonomike mbeten të kushtëzuara. Në shënimin e publikuar nga Barcelona, që i referohet rinovimit deri në vitin 2026, kur Lamine do të kalojë nga 18 në 19 vjeç, thuhet “deri në përfundimin e karrierës me të rinjtë”.
Megjithatë, duket qartë se palët kanë nënshkruar me premtimin se do të rishikohen rregullisht kushtet ekonomike. Kjo super klauzolë një miliardëshe është vendosur për të mbrojtur adoleshentin e mrekullueshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





