Transmetuar më 03-10-2023, 12:33

Pas kërcënimeve nga bandat më të rrezikshme në vend, merren në mbrojtje 6 prokurorë dhe gjyqtarë në shkallë vendi.

Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani çoi pas hekurave dhjetëra anëtarë të bandës së Leart Haxhiut.

Në objektiv nga kreu i bandës ishin edhe prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi.

Pas dëshmive, institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend hynë në veprim, duke marrë nën mbrojtje dy prokurorët.

Megjithatë, mësohet se Musabelliu dhe Selimi nuk janë të vetmet që janë marrë në mbrojtje. Mësohet se në mbrojtje janë edhe 4 kolegë të tjerë të tyre, e po ashtu edhe gjyqtarja Etleva Doda.

Prokurorët e tjerë janë Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Sutkaj në Elbasan. Sutkaj kërkoi dënimin me burg për Çapajt.

Po ashtu Albert Kuliçi në Vlorë, të cilit më herët i është vendosur tritol në makinë.

Nën mbrojtje është marrë edhe Arjan Muça, ndihmës në KLP, të cilit gjithashtu i është vendosur tritol në parkimin ku linte makinën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd