Transmetuar më 02-10-2023, 22:58

SHBA-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filadelfia, ku raportohet se gazetari dhe avokati amerikan Josh Kruger 39-vjeç është vrarë, shkruajnë mediat e huaja. Mësohet se ai u qëllua shtatë herë në gjoks dhe në bark, teksa ndodhej në shtëpinë e tij dhe u rrëzua në rrugë pasi bëri thirrje për ndihmë.

Policia beson se dera e shtëpisë së tij në Point Breeze ishte e hapur ose vrasësi dinte se si të hynte brenda. Autoritetet njoftuan se nuk ka informacion publik për rrethanat e vrasjes dhe deritani askush nuk është arrestuar dhe nuk u gjet asnjë armë në vendin e ngjarjes.

Kruger menaxhoi prezantime në mediat sociale për kryebashkiakun dhe Zyrën e Shërbimeve të të Pastrehëve nga 2016 deri në 2021. Ai u largua nga qeveria e qytetit për t’u fokusuar në shkrimin e projekteve për mediat dhe kauzat progresive.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd