Transmetuar më 02-10-2023, 19:39

KORÇË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq, ku një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka humbur jetën teksa ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

Mësohet se për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë banorët e zonës ata tëcilët kanë gjetur viktimën dhe kanë njoftuar policinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd