Transmetuar më 02-10-2023, 15:24

Policia e Tiranës ka arrestuar një 63-vjeçar, shofer autobusi, i cili akuzoher se ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

“S. E., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin (autobus), ka aksidentuar shtetasin V. P., 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë.

Personi i plagosur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", tha policia.

Ende nuk dihen detajet për ngjarjen dhe se në cilën zonë ka ndodhur, as dhe autobusi i cilës linjë është përfshirë në aksident.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd