Transmetuar më 02-10-2023, 09:07

SHQIPËRI- Në të gjitha universitet e Shqipërisë nis sot viti i ri akademik.

Sipas të dhënave janë rreth 20 mijë studentë, të cilët ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve.

Studentët këtë vit u regjistruan në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 -11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.

Regjistrimi u krye online për dy raundet e para.

Kurse në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në U-Albania u regjistruan drejtpërdrejt në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd