Transmetuar më 02-10-2023, 08:52

Edhe në ditën e 7-të të zjarrit, vijon ende beteja me flakët ne masivin pyjor të PishPoro-s në Darëzeze, ku forcat operacionale jane duke punuar për venien nën kontroll te tyre.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikes të bashkise Fier, Zija Hyka, vatra me problematike mengjesin e kesaj te hene mbetet Darëzeza .

Pranë vatrës së zjarrit ndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijes bregdetare ku operojne edhe lokale sezonale.

Pritet ndërhyrja nga ajri me avion pas kërkesës prane mekanizmit europian te mbrojtjes civile, te ciles Greqia i është përgjigjur menjëhere pozitivisht.

Ndërkohë dje për të parë e ndjekur nga afër situatën, në terren ishte Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me Prefektin e Qarkut dhe kryetarin e bashkisë së Fierit.

Në një prononcimin për mediat, Balla ka vlerësuar situatën si tepër problematike. Ministri është ndalur edhe njëherë tek zjarrvënia, duke e konsideruar vepër të rëndë penale. Ai kërkoi dënime të ashpra për zjarrvënësit.

Balla po ashtu theksoi se do të ketë vëmendje të shtuar për masivet pyjore, veçanërisht në zona të mbrojtura.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd