Transmetuar më 02-10-2023, 09:05

Radja Nainggolan i rikthehet marrëdhënies me Romën, duke mos fshehur njëfarë nostalgjie për periudhën e tij te verdhekuqtë. “Ninja”, në dritën e sugjerimit të rikthimit të ditëve të fundit, u shpreh për “Caffettino Podcast”:

"A më thirri Roma pasi u largova? Jo, askush nuk e ka bërë kurrë. E vërteta është se Roma e ndryshoi jetën time. Atje kisha gjithçka që më duhej për të qenë i lumtur. Kisha një ekip të fortë, fitoja shumë para, tifozët më adhuronin.

Isha në një qytet ku mund të argëtohesha si të doja. Te Roma nuk ma bënë jetën të vështirë, më thanë se mund të bëja atë që doja jashtë fushës së blertë, për sa kohë që do të jepja gjithçka brenda saj.

Atje gjeta dimensionin tim, më pas shkova tek Interi, ku kalova situata të vështira, nuk u ndjeva rehat".