Transmetuar më 01-10-2023, 10:20

TURQI- Një shpërthim i fuqishëm është raportuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas njoftimit nga, Ministria e Brendshme e Turqisë shpërthimi në kryeqytet është cilësuar si një sulm terrorist.

Ministri thotë se një kamikaz ka shpërthyer një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke vrarë 2 policë, ndërsa kanë vdekur edhe kamikazja dhe një sulmues tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30. Shpërthimi ndodhi në një automjet gri, ndërsa pak minuta më vonë janë raportuar dhe të shtëna armësh.

“Rreth orës 09:30 ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë të cilët kanë ardhur me një automjet para portës hyrjese të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua.

Dy policë kanë humbur jetën gjatë zjarrit. Një tjetër anëtar i yni është plagosur lehtë. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë.

Lufta do të vazhdojë pa pushim derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar.

Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca.

Pas panikut, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës.