
Ja parashikimet e Horoskopit për ditën e sotme, e diel 1 Tetor 2023 shenjë pas shenje nga astrologu Paolo Fox, përkthyer nga noa.al!
Dashi:
Paçi një ditë të mbarë sot. Muaji tetor që sapo nisi ju sjell një rikuperim gradual krahasuar me muajin shtator të karakterizuar nga probleme për të zgjidhur apo kriza për të përballuar. Zgjidhjet vijnë së shpejti.
Demi:
Ju luftoni për të gjetur paqen e mendjes, kështu që jini të kujdesshëm në diskutimet familjare. Ditë të vështira edhe nga pikëpamja e punës. Nuk doni të humbisni kohë: përpiquni të bini në sy në sajë të aftësive tuaja.
Binjakët:
Një ditë pozitive, veçanërisht në dashuri, ndaj përfitoni prej saj për të zgjidhur çdo problem. Keni mbrojtjen e yjeve ndaj përpiquni ta jetoni dashurinë tuaj sa më mirë.
Gaforrja:
Dikush mund t’ju akuzojë për gjëra që nuk i keni bërë. Mundohuni të bëni zgjedhjen e duhur midis asaj që ju pëlqen dhe asaj që nuk dëshironi të bëni më. Kini kujdes nga ata që përpiqen t’ju pengojnë.
Luani:
Kjo e diel do të jetë një ditë nervoze dhe e papërmbajtur për ju. Tensionet dhe diskutimet mund të lindin si në sferën e punës, atë personale dhe sentimentale. Mundohuni të jeni të kujdesshëm dhe të mos kapeni nga provokimet.
Virgjëresha:
Rreth jush ka një konfuzion të madh. Kjo po reflekton tek ju dhe raportet me të tjerët.Nuk është e lehtë për të tjerët të përballen me këtë qëndrim tuajin, sepse në më të shumtën e kohës jeni shumë të kuptueshëm dhe të dobishëm.
Peshorja:
Duhet të përpiqeni t’i kushtoni më shumë kohë dashurisë. Lërini mënjanë mendimet që lidhen me punën dhe merruni më shumë me jetën tuaj private.
Akrepi:
Jupiteri dhe Venusi janë në aspekt të shkëlqyer: është një periudhë rikuperimi për dashurinë. Për më tepër, favorizohen edhe çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë.
Shigjetari:
Ditë pozitive me shumë kënaqësi të mëdha. Do të jeni në gjendje të shfrytëzoni mundësi të mira ose të jeni të suksesshëm në disa sfida. Favorizohen kontaktet e reja dhe marrëdhëniet ndërpersonale.
Bricjapi:
Ju duhet të pushoni më shumë, por ndiheni të shqetësuar dhe nervozë. Ata që janë të zhgënjyer në dashuri, gjatë kësaj periudhe do të gjejnë një mënyrë për t’u afruar më shumë me partnerin/en. Ekziston një dëshirë e fortë për të gjetur qetësi të paktën midis njerëzve më të dashur.
Ujori:
Mos e ndërlikoni situatën tuaj sentimentale: tashmë ka çështje të tjera për të zgjidhur, veçanërisht çështje ligjore apo burokratike që kanë prioritet në këtë moment.
Peshqit:
Ju luftoni për të gjetur forcën dhe energjinë për të bërë atë që dëshironi. Gjatë ditëve në vijim mund të mbështeteni në një rikuperim që vjen edhe në sajë të aspektit të shkëlqyer të Venusit dhe Diellit. /noa.al