Transmetuar më 30-09-2023, 23:10

ITALI – Interi ka shpartalluar Salernitanën. Gjithçka ka ndodhur pjesën e dytëtë dhe të 4 golat mbajnë të njëjtin emër, Lautaro Martinez.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Në minutat e para të pjesë së dytë u aktivizuan mesfushori i kombëatres shqiptare, Kristjan Asllani, Mkhitaryan dhe Lautaro Matinez, me treshen që i dhanë drejtim këtij takimi. Në minutën e 62’ Lautaro Martinez zhbllokoi sfidën, në minutën e 77’ argjentinasi shënoi golin e dytë për Inter.

Më pas në minutën e 85’ Lautaro mori përsipër ekzekutimin e penalltisë për Interin dhe e bëri më së miri. Teksa sfida u vulos në minutën e 89’ me argjentinasin që bëri “poker” dhe i dha nëj fitore të rëndësishme skuadrës së tij.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-4, me Salernitanën që renditet në vend të 19-të me tre pikë,ndërsa Inter rikthehet në krye të renditjes me 18 pikë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd