Transmetuar më 30-09-2023, 21:33

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të tërheqë forcat ushtarake serbe të vendosura pranë kufirit me Kosovën. Vuçiç u shpreh se ky skenar nuk do të ishte i dobishëm për Beogradin dhe se do të shkatërronte pozitën e ndërtuar në lidhje me faktorin ndërkombëtar evropian.

"Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Për të shkatërruar pozicionin tonë që kemi ndërtuar prej një viti? Për ta shkatërruar këtë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”,- tha Vuçiç.

“Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian”, tha ai.

Sa i përket paralajmërimeve të SHBA-së për tërheqjen e ushtrisë, Vuçiç tha se këto të fundit janë joproporcionale pasi numri i forcave serbe në kufi është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar dhe do të ulet edhe më shumë duke shkuar në 4 mijë trupa nga mbi 7 mijë që ndodhen tani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd