Transmetuar më 30-09-2023, 19:14

U zhvilluan të premten në Hong-Kong dhe Makao ceremonia e hapjes së ekspozitës "Udhëtim nëpër qytetërime", të mbajtur nga Grupi Mediatik të Kinës.

Në ceremoninë e hapjes, kryetari i CMG-së Shen Haixiong mbajti një videofjalim.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhe mbajtën fjalën e tyre sekretari financiar i Qeverisë së Rajonit të Posaçëm Adiministrativ të Hong-Kongut Paul Chan Mo-po, sekretarja për Çështjet Sociale dhe Kulturore e Rajonit të Posaçëm Adiministrativ të Makaos Ouyang Yu dhe anëtari i Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Tang Yingnian.

Kryetari i CMG-së tha se si i vetmi qytetërim në botë që vazhdon edhe sot dhe nuk është ndërprerë kurrë, qytetërimi kinez ka grumbulluar thelbin e qytetërimit më të gjatë në historinë e njerëzimit.

Të udhëhequr nga Iniciativa e Qytetërimit Global, e prezantuar nga presidenti kinez Xi Jinping, populli kinez po punon fort për të ndërtuar qytetërimin modern të kombit kinez dhe për të çuar përpara zhvillimin e qytetërimit njerëzor.

Shen i ftoi miqtë nga Hong-Kong dhe Makao në ekspozitën “Udhëtim nëpër qytetërime”, për të udhëtuar nëpër 5 mijë vite, duke fituar një kuptim më të thellë të qytetërimit kinez, për të përmirësuar ndjenjën e identitetit kombëtar si dhe përkatësinë dhe krenarinë kombëtare, drejt integrimit në mënyrë aktive në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Ekspozita e turneut global “Udhëtim nëpër qytetërime”, e mbajtur nga CMG-ja, falë inovacionit teknologjik dhe dixhital, e lejon audiencën brenda dhe jashtë vendit që të vlerësojë burimin e qytetërimit pesë mijëvjeçar kinez.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd