Transmetuar më 30-09-2023, 18:57

Në këtë audio-regjistrim, Ivanoviç e cilëson kryeterroristin Radoiçiç, si figurë kyçe dhe bartës të pushtetit në veri të Kosovës.

SERBI- Media serbe nova.rs ka shkruar sot për një audio-regjistrim që po qarkullon në rrjetet sociale, ku dëgjohet politikani i vrarë, Oliver Ivanoviç, teksa fliste për bandat ne veri të Kosovës dhe në një moment përmend Milan Radoiçiç.

Në këtë audio-regjistrim, Ivanoviç e cilëson kryeterroristin Radoiçiç, si figurë kyçe dhe bartës të pushtetit në veri të Kosovës.

“Kështu ndihet. Vetëm se këtu nuk është ushtria, është krim. Fatkeqësisht, qendra e pushtetit nuk është në godinën e komunës, ndërtesa komunale bie nën këtë qendër tjetër informale të pushtetit. Dhe këtu vendoset politika. Ajo që më shqetëson tmerrësisht është se individë nga qeveria serbe përmendin atë qendrën tjetër, alternative të pushtetit, qendrën joformale të pushtetit – si shembull i diçkaje,” theksoi Ivanoviç për BIRN në atë kohë.

I pyetur nga gazetari se për cilën qendër është, politikani i vrarë përgjigjet:

“Presidenti përmendi Milan Radoiçiçin, gjë që më shqetëson, të them të drejtën. Më shqetëson tmerrësisht fakti që ai merret si shembull i luftëtarit për mbijetesën e Serbisë në Kosovë. Mos citoni, thjesht mbajeni këtë sepse… Unë po i jap drejtpërdrejt mundësinë që të… Mbajeni mend këtë. Ju do ta keni atë. Ky është krimineli”,-është shprehur Ivanoviç.

Oliver Ivanoviç, ka qenë ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovë, i cili ka udhëhequr SDP’në, i cili u vra më 16 janar të vitit 2018. Për shkak të dyshimit se ai ishte i lidhur me vrasjen e politikanit kosovar, Oliver Ivanoviç, ishte lëshuar një urdhër arresti për Milan Radoiçiçin, asokohe nënkryetar i Listës Serbe, por u tërhoq në mars të vitit 2021 pa shpjegim zyrtar. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Radoiçiç ishte në krye të një grupi kriminal, aktivitetet e të cilit çuan në vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd