Transmetuar më 30-09-2023, 14:58

ITALI- Një zjarr ka rënë një natë më parë në motorin e tragetit Cossyra që udhëtonte nga Lampedusa për në Porto Empedocle. Në bordin e anijes ndodheshin 175 pasagjerë, nga të cilët 83 ishin emigrantë po transferoheshin nga Lampedusa, më pas u transferuan në anijen e rojes bregdetare italiane Diciotti.

Pasagjerët nga trageti Cossyra u evakuuan dhe u transferuan në anijen Diciotti të Autoritetit Portual, vetëm një familje, e përbërë nga tre të rritur dhe një fëmijë 14 muajsh, u dërgua në varkën patrulluese Cp324 e cila tashmë ka mbërritur në Lampedusa, ndërsa të gjithë të tjerët u drejtuan drejt Porto Empedocle, raportojnë mediat italiane.

Evakuimi u vendos për t’i mos lënë ata të prisnin shumë gjatë në anije, jo për arsye se mund t’ju rrezikohej jeta. Flakët u shuan falë sistemeve të sigurisë. Në bord ndodheshin 175 persona, përfshirë 83 emigrantë që transferoheshin nga pika e nxehtë e Lampedusa, 10 karabinierë nga regjimenti i Pulias, 27 anëtarë të ekuipazhit dhe 55 pasagjerë. Flakët u fiksuan dhe u shuan falë sistemeve të sigurisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd