Transmetuar më 30-09-2023, 08:45

TIRANË- Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar nis edicionin e 62-të këtë vit dhe do të mbahet si gjithmonë në muajin dhjetor.
Deri janë zbuluar emrat e prezantuesve. Ata janë Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.
Mësohen edhe disa nga emrat e artistëve pjesmarrës.
Vesa Luma vjen me një bashkëpunim me partnerin e saj, Big Basta. Kënga thuhet se do të jetë e zhanrit hip-hop.
Ardit Çuni thuhet flitet se do të jetë një tjetër emër që pritet të bëhet pjesë e këtij show.
Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici, apo edhe Luiz Ejlli janë të tjerë emra që janë përfolur se do të bëhen pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm, kënga fituese e të cilit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision