Transmetuar më 29-09-2023, 20:44

Nën ajrin e freskët të mbrëmjes dhe tingujve romantikë të Ed Sheeran “Perfect”, Manueli u ul në gjunjë dhe i ofroi vajzës së zemrës Angelina, dashuri të përjetshme

Një episod i veçantë ndodhi gjatë ceremonisë së diplomimit në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu në Durrës.

Pak çaste para betimit, një zemër me tollumbace të kuqe u shfaq para të gjithëve dhe Manueli i propozoi për martesë të dashurës së zemrës së tij, Angelinës.

Ai shkoi t’i kërkonte dorën e vajzës, madje në prani të rektores së universitetit të Durrësit, Prof. Dr. Kseanela Sotirofskit dhe më pas u ul në gjunjë, duke i bërë vajzës pyetjen. ‘A pranon të martohesh me mua’?

E surprizuar nga ky veprim emocionues, vajza ka pohuar e lumtur menjëherë: ‘Po’!

Të rinjtë shkëmbyen puthje dashurie teksa salla brohoriste dhe duartrokiste për ata.

Ky do të mbetet një kujtim tepër i veçantë në jetën e tyre.