Transmetuar më 29-09-2023, 14:39

Me humbjet e Interit dhe Lecce, përkatësisht ndaj Sassuolos dhe Juventusit, pas 6 javësh kampionati nuk ka më asnjë skuadër të pamposhtur në Serie A.

Hera e fundit ka ndodhur në sezonin 2010-2011, një precedent që i bën tifozët e Milanit të buzëqeshin. Arsyeja? Në atë sezon ishin kuqezinjtë e trajnuar nga Massimiliano Allegri që e fituan titullin kundër kushërinjve të tyre të Interit.

13 vite më vonë sfida përsëritet, me zikaltrit dhe kuqezinjtë të barabartë në krye të renditjes momentale. Për të kuptuar nëse përfundimi do të jetë i njëjtë apo i ndryshëm, duhet të prisni edhe disa muaj.

Nën drejtimin e Allegrit, në vitin e tij të parë në stolin e kuqezinjve, Milani fitoi titullin e 18-të në histori, i pari pas 7 vitesh “agjërim”. Kuqezinjtë e fituan duelin ndaj Interit të Leonardos, i cili kishte pasuar si trajner edhe Rafa Benitez gjatë sezonit, dy javë para fundit, falë barazimit 0-0 në “Olimpico” kundër Romës.

Në fund të kampionatit, Milani kishte grumbulluar 82 pikë kundrejt 76 të Interit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd