
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi për herë të parë humbjen e opozitës në zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit. Në një dalje përballë gazetarëve, Berisha u shpreh se zgjedhjet u blenë në mënyrë të pamëshirë, duke shtuar se ka pasur raste që janë shpërndarë para me thasë.
"Zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirë. Janë marrë me shpërndarje parash një javë rrjesht, me thasë, në Kukës"- tha Berisha.
“Në Kukës, siç kam referuar këtu, zgjedhjet u blenë në mënyrë të pamëshirshme. Belinda Balluku, Balla, janë marrë me shpërndarje parash një javë rresht me thasë në Kukës. Rezultatin e përcaktoi industria e blerjes së votës. Në një vend ku drejtësia është në kontroll total, nuk ka asnjë shpresë përveç revoltave. Që në muajin prill në një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS me drejtorin e OSHES së qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është e regjistruar se është bërë pazari që drejtori i OSHEE do të bëjë një tender me x miliona lekë nga të cilat, 300 mijë euro do iknin në Tropojë, 200 në Kukës. Shtyllat e tensionit do të vendoseshin në HAS, resti në Durrës, deklaroi lideri demokrat.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





