
Shkodër, 29 Shtator 2023 /noa.al- Një grua në moshë të thyer po lufton me vdekjen në spital pasi u përplas në rrugë gjatë një aksidenti, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen "Liria", kur gruaja 86 vjeçare teksa ishte duke ecur është aksidentuar në mënyrë dramatike.
Policia lokale tha sot pas mesdite se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin irakian S. A., 29 vjeç, banues në Dubai.
"I riu akuzohet se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Liria”, ka aksidentuar shtetasen A. M., 86 vjeçe (këmbësore), e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Foto arkiv