
Hulumtimet kanë demonstruar se çfarë ndodh me fytyrën e një femre kur aio ndalon së bëri make-up dhe vazhdon kështu për një kohë të gjatë
Femrat që e braktisën grimin për një kohë të gjatë vunë re ndryshime në fytyrën e tyre, por edhe ndjeheshin ndryshe, sipas hulumtimit të faqes BrightSide në bashkëpunim me kompaninë “Kenabo”, e cila merret me prodhimin e kozmetikës, raporton noa.al.
Ka pesë gjëra kryesore, kështu që zbuloni se çfarë ndryshimesh po ndodhin.
Nuk do të ndjeheni më e huaj me veten kur të shiheni në pasqyrë
Gjatë grimit, femrat janë mësuar të shohin një person në pasqyrë, ndërsa kur heqin grimin, duket sikur para tyre qëndron “dikush tjetër”.
E njëjta gjë është në të kundërt; kur nuk bëni make-up për një kohë të gjatë, fytyra juaj e grimuar do të duket si fytyra e një të huaji.
Lëkura është më rezistente
Disa produkte kozmetikë e thajnë lëkurën dhe e dëmtojnë atë. Një fytyrë pa make-up ka nevojë vetëm për një faktor mbrojtës kundër rrezatimit UV.
Një pamje që të tregon më të re
Siç tregoi hulumtimi, gratë e moshës së mesme dukeshin më të reja. E ndërkohë, vajzat e reja që përdorin grim më të fortë dukeshin më të vjetra.
Është gjithashtu interesante që femrat që grimohen çdo ditë, edhe vetë ndihen më të mëdha në moshë.
Me një pamje natyrale, do të dukeni friendly në sytë e të tjerëve
Një fytyrë pa grim duket më miqësore dhe më e ngrohtë se një fytyrë me grim. Grimi i fortë ju bën të paarritshëm në sytë e të tjerëve.
Pa make-up, lëkura është më e shëndetshme dhe do të jetë më e lehtë për t’u kujdesur për të
Kur përdorni vetëm pak make-up, nuk keni nevojë as për trajtime të shpeshta të fytyrës, por mjafton larja e rregullt dhe një krem i mirë.
Makiazhi i rëndë, veçanërisht nëse e aplikoni çdo ditë, e bën më të vështirë rikuperimin e lëkurës.
Dhe në fund, diçka për t’u pasur parasysh: Këto këshilla vijnë dhe nga vetë kompania e prodhimeve kozmetike. /noa.al
Foto: gpointstudio/Shutterstock