Transmetuar më 29-09-2023, 12:12

PAKISTAN- Një sulm me bomba është raportuar sot në Pakistan. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur pranë një xhamie në zonën e quajtur Mastung,ku të vrarë kanë mbetur 52 persona dhe dhjëtar të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit u dërguan në spitalet e afërta, disa në gjendje kritike. Mes të vdekurve, ishte një oficer i lartë i policisë, Mohammad Naëaz.

Në këtë ditë, njerëzit ishin mbledhur për një procesion për të shënuar ditëlindjen e Profetit Muhamed, e cila është një festë publike. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, i cili vjen në sfondin e sulmeve nga grupet militante në perëndim të vendit, përpara zgjedhjeve kombëtare që do të mbahen në janar të vitit të ardhshëm.

Në korrik, më shumë se 40 njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhëa në një tubim të një partie politike fetare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd