
Martesa më e shkurtër në histori zgjati vetëm 3 minuta: nusja u zemërua nga komenti i dhëndrit dhe fundi ishte i pashmangshëm
Ndonjëherë edhe në dasmë nuk shkon gjithçka ashtu siç e presim. Diçka e rrallë ndodhi në Kuvajt ku gjithçka nisi dhe mbaroi brenda tre minutash.
Në vend të situatës së pritshme në dasmë që të gjithë presin, që nusja të thotë “po-në” e famshme dhe më në fund të bëhet grua, pati një kthesë – vetëm tre minuta pas martesës, ajo ndryshoi mendje.
Dhe është e pabesueshme arsyeja: një fjalë, koment, apo batutë që ishte ose u interpretua nga nusja:
Nusja kërkoi një divorc të menjëhershëm për shkak të një komenti që dhëndri i bëri asaj pasi firmosën dokumentet.
Kur mbaruan me këtë protokoll, nusja u pengua duke ecur drejt daljes dhe ra përtokë. Në atë moment, dhëndri e quajti budallaqe për këtë incident.
Kjo e zemëroi atë, kështu që menjëherë bëri kërkesë për divorc, gjë që e bëri menjëherë zyrtari lokal, ndaj besohet se kjo është martesa më e shkurtër në histori.
Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale janë pajtuar me veprimin e tashmë ish-bashkëshortes, duke u shprehur se ajo “veproi drejt”. /noa.al
Foto: dfrolovXIII/Shutterstock