Transmetuar më 29-09-2023, 10:12

Bazuar në hulumtimin e kryer nga një këshilltar martesash në Portland (SHBA), i cili ka dëgjuar dhe ka punuar me çifte, ekzistojnë tre arsye më të zakonshme për përfundimin e marrëdhënieve afatgjata.

1.Zhdukja e gjërave të vogla

Në një moment, çiftet ndalojnë së bëri gjërat e vogla që dikur i bashkonin, gjë që mund të jetë një goditje serioze për një marrëdhënie.

"Jo më komplimente, jo më flirte, më pak prekje dhe kohë cilësore. Është sikur jeni bërë shokë dhome që takohen në korridor", shpjegon terapisti.

Ai shton se në situata të tilla hendeku mes partnerëve bëhet aq i madh sa duket se është e vështirë për ta që të riparojnë gjërat. Megjithatë ndjenja reciproke arrin të ndalë mendimet e këqija në kokë.

2.Akumulimi i problemeve të pazgjidhura

Shumë çështje të pazgjidhura, çështje në të cilat i njëjti problem vazhdon të jetë aty pa zgjidhje apo rregullim, duke çuar në pakënaqësi dhe rraskapitje emocionale.

"Kjo do të thotë që edhe kur ndodh problemi më i vogël, ju mendoni ‘ja ku kemi shkuar përsëri’ dhe mbylleni e tërhiqeni në vetvete.

Në ato momente, përpjekja për të rregulluar gjërat ose për të zgjidhur problemin duket si një udhëtim shumë emocional," thotë Jeff Genter, citon noa.al.

3.Largimi

Me kalimin e kohës, ju jeni larguar dhe kjo mund të çojë në ndryshime të papritura në marrëdhënie.

Siç thotë terapisti, si individë ne evoluojmë me kalimin e kohës dhe shpresojmë të evoluojmë në mënyra që do të vazhdojnë të na bëjnë të përshtatshëm për njëri-tjetrin.

Megjithatë, kjo nuk ndodh gjithmonë.

Ndonjëherë interesat, bindjet dhe nevojat e partnerëve zhvillohen në drejtime të ndryshme, të cilat përfundimisht mund të çojnë në papajtueshmëri.

Ndarja atëherë nuk është domosdoshmërisht faji i askujt dhe shpesh është e paparashikueshme. Një gjë ama ka rëndësi: Dashuria, ndjenjat, duhet të prevalojnë mbi shqetësimet që ngrihen nga njëri ose tjetri prej partnerëve. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd