Transmetuar më 29-09-2023, 09:20

José Tebas, presidenti i La Liga-s, ka bërë disa deklarata për “Movistar +”, duke u ndalur edhe te rasti i Luis Rubiales, ose më mirë të themi skandali i tij, që kroji debat të fortë në Spanjë e jo vetëm, sepse puthi në buzë futbollisten e kombëtares Hermmoso gjatë shpërndarjes së medaljeve të kampioneve të botës për femra. Ja fjalët e tij për këtë:

"E dija që ‘rubializmi’ do ta shkatërronte, por nuk e dija se kur do të ishte koha. Kanë kaluar 5 vite, që më dukeshin të gjata. Sistemi është shumë i ndërlikuar, por ishte e qartë se duhej të binte si president. Nuk ishte e këndshme për futbollin spanjoll. sepse është dëmtuar. Presidenti i federatës që përfaqëson Spanjën nuk mund të prekë organet gjenitale pranë mbretëreshës…”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd