Transmetuar më 28-09-2023, 12:27
Vetëdorëzohet në Policinë e Shkodrës Edmond Nika.
Nika ka deklaruar në polici se; “nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”.
Mbrëmë u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
I vetdorëzuari ishte një nga emrat e dyshuar të policisë në pistën e hetimet për zbardhjen e vrasjes së Zef Guri.
Viktima është qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur mali i Shoshit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd