Transmetuar më 28-09-2023, 11:34

Prangosen babë e bir në Malësinë e Madhe. Ata dyshohen se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin, gjatë konfliktit mes tyre, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj.

Policia informon se ‘shërbimet e Komiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit Ibrahim Bushataj, 59 vjeç dhe Sadonel Bushataj, 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin Emanuel Guri 28 vjeç, banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd