Transmetuar më 28-09-2023, 10:49

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ndodhet në konferencë për median lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget” (Kurrë mos harro). Nga 15 urdher ndalime janë ekzekutuar 12 dhe 3 janë në kërkim.

Ai bëri të ditur se Artan Tafani, anëtar i bandës së Laert Haxhisë, është bërë bashkëpunëtor me drejtësinë dhe ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.

Rrumbullaku tha se në total janë zbardhur: 6 vrasje, 5 eksploziv; 3 vjedhje me dhunë; 3 tentativë raste për kryerje vrasje; 1 rast kanosje polici.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd