Nedim Bajrami, mesfushori i Sassuolos, ka folur për Dazn pas fitores së mbrëmshme në “San Siro”, 2-1 ndaj Interit: "Jemi të lumtur, sepse jemi skuadra e parë që e mundim Interin në këtë kampionat, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër, por po e njohim më mirë njëri-tjetrin".
Mesfushori ynë kuqezi barazoi rezultatin 1-1, pasi të tijtë u gjendën herët në disavantazh, falë golit të Dumfries. Pra, në njëfarë mënyre i hapi rrugën përmbysjes së Sassuolos, sepse rezultati përfundimtar shpagoi të tijtë 2-1. Pas Juventusit, një tjetër gjigant i Serie A, Interi, bëhet “viktimë” e Bajramit me shokë, ndaj krenaria e ligjshme duket qartë në deklaratën e shqiptarit pas ndeshjes.
A jeni të lumtur?
Sigurisht që jemi. Ne jemi skuadra e parë që e mundim Interin këtë sezon, por ka ende vend për t’u përmirësuar. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.
Trajnerët ndryshojnë, por ju jeni ende një ekip i guximshëm…
Ne e dimë se jemi një ekip i fortë, me lojtarë që dinë të luajnë topin. Duhet të vazhdojmë kështu.
Çfarë ka ndryshuar në 4 ndeshjet e fundit?
Ne kemi gjithashtu shumë lojtarë të rinj. Tani jemi në top-formë dhe mbi të gjitha skuadër.
A preferoni të luani si fantazist?
Unë mund të luaj në mesfushë kudo, por roli im i preferuar është mesfushori-sulmues. Jam i lumtur që trajneri më lejon të luaj atje, edhe për golin e sotëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd