
Një përvojë ngrënieje në Singapor mori një kthesë të papritur kur një grup turistësh u përballën me një faturë të tepruar restoranti.
Ka ndodhur edhe herë të tjera, disa prej tyre në vendin tonë me fatura të frikshme, por padyshim që reagimi është i ndryshëm.
Junko Shinba, me origjinë nga Japonia, po eksploronte qytetin me tre miq kur vendosën të shijonin kënaqësinë e njohur të Singaporit – gaforren djegëse, në Seafood Paradise.
Mirëpo, aventura e tyre kulinare u shndërrua shpejt në një tronditje financiare kur erdhi koha e faturës, e cila arriti… 900 euro.
Shinba pohoi se zgjedhja e tyre e gaforres që njihet si mbreti i Alaskës ishte rekomanduar nga kamarieri.
Faqja e internetit e restorantit liston një "çmim sezonal" për këtë pjatë, çmimet e tjera zakonisht përcaktohen nga pesha.
Tourist calls police after being charged £500 for chilli crab in Singapore https://t.co/xVfHMcUkT5 pic.twitter.com/k2RliReoWD
— The Independent (@Independent) September 25, 2023
Por turistja pohoi se kamerieri nuk e ka sqaruar këtë strukturë çmimi.
"Kamerieri rekomandoi pjatën me gaforre mbretërore të Alaskës, tha zonja Shinba, e cila kushton 18 euro për 100 g, raporton noa.al duke cituar Asia One.
Situata është përshkallëzuar, duke bërë që grupi i turistëve të kontaktojë policinë për ndihmë.
Oficerët mbërritën në restorant për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjen. Shinba gjithashtu iu drejtua Bordit të Turizmit të Singaporit për incidentin.
Seafood Paradise konfirmoi se ofroi një zbritje prej 70 euro "nga vullneti i mirë", megjithëse zonja Shinba pretendon se ajo ka kontaktuar Bordin e Turizmit të Singaporit për çështjen.
Në përgjigje, Paradise Group, operatori i Seafood Paradise, shprehu zhgënjim të thellë për ato që i perceptonte si pretendime të pasakta që synonin të njollosin reputacionin e tij. /noa.al