Anticikloni subtropikal po fuqizohet në Europën perëndimore, ku pritet të zgjerohet drejt mesdheut duke sjellë stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.
Ja si parashihet moti për sot, e enjte, 28 Shtator 2023 në Shqipëri…
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore.
Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 8 -12 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 13/26°C Zonat e ulëta 15/31°C Zonat bregdetare 18/30°C
…dhe në Kosovë
Kosova për ditën e sotme do të ketë mot kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 14°C në mëngjes deri në 23°C -26°C gradë Celcius në mesditë.
E premte, 29 Shtator 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 13/26°C Zonat e ulëta 16/31°C Zonat bregdetare 20/30°C
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd