Transmetuar më 27-09-2023, 22:45

Shpërthen papritur krimi në Shqipëri. Pas vrasjes së Zef Gurit në Dukagjin dhe plagosjes së djalit të tij, Gjinit, një tjetër përleshje me armë ka ndodhur në rajonin e Shkodrës, në Malësinë e Madhe.

Mësohet se në sherr janë përfshirë tre të einj, dhe njëri prej tyre ka marrë një plumb në shpatull.

I plagosuri u dërgua në spital siç shihni foto dhe po merr ndihmën mjekësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, raporton noa.al.

Një konflikt për motive të dobëta ka shpërthyer mes Emanuel Guri dhe Arsid Kuraj, me Sadonel Bushataj.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, Emanuel Guri 28 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi Sadonel Bushataj pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Emanuel Guri.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit Arsid Kurtaj, i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Brenda 24 orëve kanë ndodhur tre atentate në vend ku kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë.