Transmetuar më 27-09-2023, 22:48

Artan Tafani është i riu që ka vendosur të bashkëpunoj me policinë. Mësohet se Tafani i arrestuar për grabitjen e 30 mijë eurove në Astir, ka treguar emra dhe bashkëpunëtor të krimit.

Nga dëshmia e tij janë mundur që të zbardhen 6 vrasje, ku 2 kanë ndodhur në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Gjykata ka prerë 15 urdhëra arresti.

Për këtë arsye, një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit me urdhër të prokurorisë së Elbasanit.

Raportohet se vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi dhe një në Tepelenë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd