
Personat që u qëlluan sonte janë shtetasit Zef Guri, 73 vjeç dhe djali i tij, Gjin Guri 43 vjeç.
Ata ranë pre e atentatit me armë zjarri të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në mal të Shoshit në Dukagjin, ku mbeti viktimë babai dhe i plagosur rëndë i biri.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.
Mësohet se një grup i uniformave blu janë nisur me helikopter për shkak të terrenit të vështirë malor.
Përditësim:
Në një njoftim zyrtar, policia lokale tha në orën 19.54 se rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.
Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G, ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





