Transmetuar më 27-09-2023, 19:35

DUKAGJIN- Nuk reshtin vrasjet në vend.

Babë e bir kanë rënë pre e një atentati mbrëmjen e sotme në Dukagjin.

Mësohet se Zef Guri ka mbetur i vrarë nga atentati.

Ndërkohë që Gjin Guri është plagosur rëndë dhe dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal.

Ende nuk dihen rrethanat e krimit.

Përditësim:

Në një njoftim zyrtar, policia lokale tha në orën 19.54 se rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G, ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd