Blen dhe përdor bombulën me helium, vajza përfundon në spital në Tiranë.
TPolicia e kryeqytetit informon se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, bazuar dhe në kallëzimin e depozituar nga një shtetas, se në një tabakino në afërsi të stadiumit "Arena Kombëtare", vajza e tij kishte blerë një bombol me lëndë kimike helium, dhe pas konsumimit të saj ishte dërguar në spital, menjëherë kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë.
Si rezultat, gjatë kontrollit në tabakinon e shtetasit K. K., 23 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 bombola me lëndë kimike helium.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 53 vjeç, shitës në tabakino, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. K., 23 vjeç, pronari i tabakinos.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme’.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd