Transmetuar më 27-09-2023, 12:47

Zjarr në një banesë private në Tiranë, e moshuara përfundon në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në rrugën "Altin Basha".

Dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.