Transmetuar më 27-09-2023, 12:21

KORÇË-Policia e Korçës ka përdorur një mënyrë ndryshe për arrestimin e Saimir Pengut, i cili u arrestua ditën e sotme për djegien e një automjeti në orët e para të mëngjesit. Siç shihet dhe në pamjet e policisë, uniformat kanë ndërhyrë në shtëpinë e autorit të dyshuar me vinç.

Mësohet se 30-vjeçari, i vuri flakën makinës së Gëzim Spahillarit, mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës.

Gjatë çastit të arrestimit Pengu ka bërë rezistencë, por më pas është neutralizuar nga uniformat. 30-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd