Transmetuar më 27-09-2023, 11:58

Aksident në fshatin Symizë në Maliq.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor "Korçë-Pogradec".

Automjeti kamionçinë tip "Benz" me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin R. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd