Transmetuar më 27-09-2023, 10:52

IRAK- Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një lokal ku po zhvillohej një martesë në Irakun verior, raporton BBC.

Qindra njerëz po festonin në Al-Hamdaniya në provincën veriore Nineveh të Irakut, kur zjarri shpërtheu në vendin e ngjarjes vonë të martën në mbrëmje. Sipas informacioneve të raportuara, ndërtesa ishte bërë me materiale ndërtimi shumë të ndezshme duke kontribuar në përhapjen e shpejtë të flakëve. Çifti i sapomartuar Haneen dhe Revan ishin duke kërcyer ngadalë përpara zjarrit, që besohet të jetë nisur nga fishekzjarrët, të përhapur më pas nëpër sallën e madhe.

Nusja dhe dhëndri janë në mesin e më shumë se 100 personave të vrarë nga zjarri vdekjeprurës sipas zyrtarit shëndetësor Ahmed Dubardani. Të plagosurit janë transferuar në spitalet në të gjithë rajonin e Nineveh.