Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka publikuar pamje brenda Manastirit. Në video shihet Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe. Duke e cilësuar Radojçiç, pjesë të Listës së Zezë të SHBA Zveçla ka theksuar se Radojçiq ka qenë udhëheqës i sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve. Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan. Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi”, ka shkruar Zveçla krahas videos.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd